Fjalë Kyçe

Dreshaj: Do ta përdorim ndikimin e Haradinajt për të siguruar vaksinën anti-Covid

Dreshaj: Do ta përdorim ndikimin e Haradinajt për të siguruar vaksinën anti-Covid

Kandidati për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se qëllimi i paraqitjes sot është situata me pandeminë.

Ai ka thënë se hap vendimtar i tyre është sigurimi i vaksinës anti-Covid.

Sipas tij, vendet e rajonit e kanë filluar vaksinimin, ndërkaq në Kosovë ende nuk ka datë të konfirmuar se kur do të vije vaksina.

“Jemi vonë. Ne si Aleancë në program e kemi që të sigurohet vaksina dhe do ta sigurojmë nga BE dhe SHBA”, ka thënë ai

Ai ka thënë se me Haradinajn president, do të përdorët influenca e tij në vendet e BE-së që sa më shpejtë të sjellët vaksina.

Dreshaj ka thënë se me strategjinë e tyre, do ta hartojnë programin lidhur me avancimin e shëndetësisë, menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë.

Ai ka folur edhe për lëndën të cilën e kanë çuar në Supreme për ndalimin e disa kandidatëve për deputetë për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ne ende nuk kemi vendim të prerë deri sot. Ne kemi ligje të tilla që nuk janë logjike. Lënda ime është në Gjykatë Supreme dhe shpresoj që do të jetë në favor timin. Ka qenë një aksident zingjiror, skam qenë vetëm unë i përfshirë”, ka thënë ai.