Menaxheri i Robin Krasniqit, Luan Dreshaj ka treguar orën e saktë kur do nis beteja për titullin e botës mes Dominic Boesel dhe Robin Haxhi Krasniqit.
Krasniqi para 11 muajve fitoi titullin IBO dhe synon të mbrojë këtë titull sonte (e shtunë), shkruan lajmi.net.
Menaxheri Luan Dreshaj, para pak minutave në KlanKosova konfirmoi se në ora 23:55 deri në 00:00 do nis beteja.
“Në televizionin gjerman do nis në ora 20:45, kështu që besoj se atje prej 23:55 ose 00:00 do jetë në kohë reale”, tha ai.
Lajmi.net, do t’iu mbajë të informuar për gjithçka për metchin.