Fjalë Kyçe

Dresheviq do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës 

Dresheviq do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës 

Futbollisti shqiptar, i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtar, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

FFK-ja thotë se institucionet shtetërore përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Dresheviqit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur, transmeton Koha.net.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.