Drilon Hajrizi pas më shumë se 7 viteve është rikthyer te klubi ku filloi karrierën, te Trepça
Njëri nga basketbollistët më të mirë në Kosovë në një intervistë ekskluzive për Reporterin ka treguar pse vendosi për t’u rikthyer te Trepça, shkruan Reporteri.net
“Definitivisht pas shtatë vite e gjysmë vendosa të rikthehem te klubi ku kam filluar karrierën dhe te klubi i zemrës sime,” ka thënë Hajrizi për Reporterin.
“Një prej aryseve kryesore është organizmi shumë i mirë nga ana e kryesisë së re që ka bërë një organizim të hatashëm të klubit.
“Normal çdo lojtar ka dëshirë me lujtë në shtëpinë e tij dhe të gjithë e dinë se Minatori është shtëpia ime. Jemi bërë bashkë për diçka të mirë dhe shpresoj që do ta arrijmë qëllimin,”.
Hajrizi ka zbuluar për Reporterin se ka pasur shumë oferta nga klubet vendore, por edhe ato ndërkombëtare.
“Në fillim të sezonit, para se të ulesha për të diskutuar me Pejën, unë kisha arritur marrëveshje me një klub në Japoni. Ka pasur oferta edhe në Evropë dhe në Ballkan,” përfundoi Hajrizi.