Skitari i Kosovës, Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Siç njofton Komiteti Olimpik Kosovës, Kokaj gjatë lëshimit të parë bëri një gabim, për çka u diskualifikua.
Drin Kokaj do të garojë edhe nesër në sllallom. I urojmë fat dhe suksese, transmeton KosovaPerss.
Në Lozana 2020 Kosovën e përfaqësoi edhe skitarja Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën, me ç’rast iu pamundësua pjesëmarrja në gara.