Fjalë Kyçe

Drita angazhon trajner nga Afrika e Jugut

Drita angazhon trajner nga Afrika e Jugut

Drita ka nisur të mendojë qysh tash për sezonin e ardhshëm.

Kampionia e re e Kosovës ka vendosur ta përforcojë shtabin teknik, në prag të ndeshjeve parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, “Intelektualët” kanë arritur marrëveshje me trajnerin Alan Clark, i cili do ta marrë pozitën e asistent trajnerit tek gjilanasit.

Clark aktualisht është trajner i ekipit Black Leopards në Premierligën jug-afrikane, por e ndërpreu kontratën me këtë klub për t’iu bashkuar menjëherë ekipit Bardhekaltër.

Ai do të jetë përkohësisht ndihmës-trajner, me mundësi që dikur më vonë të bëhet edhe trajneri i parë, njofton mediumi “businesslive.co.za”, përcjell “Gazeta Express”.

“Unë nuk doja t’i lija Leopards. Unë e kisha ndërmend ta përfundoja sezonin këtu”, ka thënë Clark për mediat jug-afrikane.

“I kishim edhe gjashtë ndeshje dhe dëshiroja të isha këtu. Ky klub më dha mundësi fantastike, e kam shijuar eksperiencën këtu”, vazhdoi ai.

“Ndërkohë, në Evropë kanë përfunduar ligat dhe ekipet po bëhen gati prej tash për sezonin e ri. Klubi të cilit do t’i bashkohem, vitin e kaluar nuk arriti të kualifikohej në Europa League. Dhe, tash dua ta ndihmoj këtë ekip. Si jug-afrikan, ne nuk kemi mundësi të tilla shpesh”, nënvizoi Clark.

Dua të punojë në një ekip që luan në Europa League apo në Champions League. Dua ta testoj veten. Mendoj se e kam aftësinë për ta kryer këtë punë. Ekipi im i ri do ta nisë fazën para-sezonale në gusht dhe më duhet të shkoj menjëherë atje”, përfundoi Clark.

Clark kishte punuar si “këshilltar teknik” në ekipet U-17 dhe U-21 të Kosovës.

“Unë isha i përfshirë në fitoren e parë të ekipit kombëtar. Pastaj, U-21 humbi 0:5 nga Norvegjia, ndërsa në shtëpi ishte duke humbur 0:2 për t’u rikthyer dhe fituar në fund 3:2”, përfundoi Clark.