Fjalë Kyçe

Drita dhuron emocione, i shënon dy gola brenda katër minutave Feyenoordit

Drita dhuron emocione, i shënon dy gola brenda katër minutave Feyenoordit

Nën-kampioni i Kosovës, Drita po zhvillon një pjesë të parë shumë të mirë ndaj Feyenoordit në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Drita po ndeshet me holandezët e Feyenoordit në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës në takimin që po zhvillohet në Rotherdam.

Vendasit holandez arritën te gjejnë shpejtë golin në minutën e shtatë duke kaluar në epërsi 1-0 me anë të Guus Til.

Megjithatë, Drita shpejtë u kthye në lojë duke befasuar të gjithë me dy gola të shpejtë brenda katër minutave.

Fillimisht ishte Marko Simonovski, i cili shënoi në minutën e 12-të për 1-1, ndërsa Astrit Fazliu (16’) shënoi për 1-2.

Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, Drita kalon tutje pasi takimi i parë është mbyllur baras 0-0.

https://twitter.com/ESPNnl/status/1420811696877232129?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1420811696877232129%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdrita-dhuron-emocione-shenon-dy-gola-brenda-kater-minutave-feyenoordit%2F