Drita ka shënuar fitore ndaj Ballkanit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë për intelektualët e ka shënuar Marko Simonovksi, në minutën e 31’, derisa me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Drita ka shënuar edhe njëherë me Besnik Krasniqin, në minutën e 59’.
Drita pas fitores kalon në vendin e dytë me 11 pikë, derisa Ballkani në vendin e tretë, me nëntë pikë, pas katër ndeshjeve.