Fjalë Kyçe

Drita ka përforcuar shtabin teknik me trajner të ri

Drita ka përforcuar shtabin teknik me trajner të ri

Skuadra nga Gjilani, Drita ka përforcuar shtabin teknik me trajner të ri.

Ish futbollisti i mirënjohur, Alban Dragusha, është emëruar ndihmës trajner i Ardian Nuhiut.

Marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi gjilanas, njoftojnë burime të kryesisë së klubit të Dritës për Gazeta Olle.

Dragusha së fundi ishte trajner tek KEK-u, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë, ai ka veshur edhe fanellën e Dritës.