Fjalë Kyçe

Drita reagon pas fitores së madhe ndaj Gjilanit

Drita reagon pas fitores së madhe ndaj Gjilanit

Drita ka mposhtur Gjilanin.me rezultatin 3:1, në takimin e zhvilluar sot në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme skuadra e Dritës ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Ky është postimi i Dritës.

QYTETI KA VETËM DY NGJYRA, BARDHË E KALTËR

FT: FC DRITA 3⃣ : 1⃣ SC Gjilani

⚽ Ardian Limani 8’
⚽ Kyrian Nwabueze 71’
⚽ Erion Vucaj 90+4’

Kemi triumfuar në derbin numër 28-të kampional me rezultat 3-1 përballë SC Gjilanit.

Ardian Limani, Kyrian Nwabueze dhe Erjon Vucaj ishin autorë të golave për ekipën tonë.

Ardian Limani e kaloi në epërsi skuadrën tonë në minuten e 8-të, të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Gjilani arriti të barazoj rezultatin me Fiton Hajdarin në minuten e 69-të, por gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta ngase ishte Kyrian Nwabueze që rikthehu epërsin e skuadrës tonë.
Për rezultatin final u kujdes Vucaj i cili në minuten e 94-të, shenoj për 3-1, që ishte rezultat final.

Trajneri Ardian Nuhiu është shprehur i lumtur me fitoren e arritur në ndeshjen e tij të parë si shef i shtabit teknik te bardhë e kaltërit, derisa ka falenderuar drejtuesit e klubit për besimin.
Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Por, më tepër jam i lumtur për futbollistët, pasi që ata e kanë merituar një fitore të tillë. Është një punë e përbashkët me Profesor Duron dhe jo vetëm e imja. Dua ti falenderoj drejtuesit e klubit për besimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, me ç’rast krijuam shumë dhe me meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi pas ndeshjes Nuhiu.

FC DRITA ⚪🔵 Krenaria e Qytetit!. /GazetaAlo