Fjalë Kyçe

Drita rikthehet të fitorja pas triumfit ndaj një Dukagjini me 10 futbollistë

Drita rikthehet të fitorja pas triumfit ndaj një Dukagjini me 10 futbollistë

Drita është kthyer në binarët e fitores në Superligë, pasi e mundi 4:0 Dukagjinin që luajti me 10 futbollistë për pjesën më të madhe të takimit të hënën.

Arbnor Muja shkëlqeu me dy gola dhe Ilir Blakçori e Ardit Tahiri kontribuuan me një nga një gol për skuadrën e Adrian Nuhiut në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Drita vinte nga një humbje zhgënjyese ndaj rivalit të qytetit Gjilanit në derbin e Anamoravës javën e kaluar dhe e kishte më patjetër fitoren ndaj ekipit të sapopromovuar në elitë për të mos i lejuar rivalët për titull të shkëputën në renditjen tabelore.

Kaltërebardhët tani ngrihen në vendin e tretë me 28 pikë nga 16 ndeshje, dy më pak se lideri Ballkani dhe një më pak se rivali Gjilani.

Dukagjini i Armend Dallkut ngel në vendin e parafundit me 16 pikë, dy larg zonës së shpëtimit.

Muja e kaloi Dritën në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë përcjell express.

Gjërat për vendasit u lehtësuan dukshëm në minutën e 40-të, kur Altin Merlaku u përjashtuan nga loja me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme.

Almir Ajzeraj dështoi ta dyfishonte epërsinë për vendasit, pasi goditjen e tij nga penalltia e priti portieri Kenan Haxhihamza në kohën shtesë në pjesën e parë.

Muja ia doli ta shënojë golin e qetësisë për skuadrën e Nuhiut kur realizoi tamam kur akrepat shënonin një orë lojë në Gjilan.

Gjashtë minuta para fundit Blakçori e çoi në 3:0 epërsinë e Dritës, para se Tahiri ta vuloste triumfin e thellë në minutën e katërt të kohës shtesë.