Fjalë Kyçe

“Dritë e Kuqe” për Granit Xhakën, futbollisti kosovar do të përballet me gjyqin

“Dritë e Kuqe” për Granit Xhakën, futbollisti kosovar do të përballet me gjyqin

Granit Xhaka do të ketë punë më gjyqin për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Futbollisti kosovar po akuzohet se nuk ju ka treguar policëve se kush po e ngiste makinën e tij kur ajo u kap në shpejtësi prej 80 kilometra në orë

Vetura e tipit Mercedes-AMG G63, në vlerë prej më shumë se 150,000 eurosh u xhirua nga një kamerë shpejtësie në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë së lejuar ishte 50 km/h, shkruan “Gazeta Express”

Ky rast kishte ndodhur në Cardiff më 30 nëntor të vitit të kaluar.

E kur u kontaktua nga Policia Jugore e Uellsit, përfaqësuesi zviceran kishte refuzuar të tregonte se kush po voziste në atë rast.

Tash, 29 vjeçari do të dalë para gjykatës në “Cardiff Magistrates’ Court” në muajin korrik me akuzën se nuk dha informata që lidhen me identifikimin e ngasësit të veturës që u kap në shpejtësi të tejkaluar.

Mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi që do ta marrë futbollisti prishtinas, i cili është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Borussia Monchengladbachu.