Fjalë Kyçe

Driton Kuka i lumtur për suksesin e Distria Krasniqit

Driton Kuka i lumtur për suksesin e Distria Krasniqit

Driton Kuka ka komentuar suksesin e Distria Krasniqit në Grand Slamin në Paris, me ç’rast ajo rrëmbeu medaljen e argjendtë.

Krasniqi, që garon në kategorinë 48 kilogramë, e humbi finalen nga japonezja Kondo me ippon, transmeton Koha.net.

“Kosova me medalje, gara më e fortë përveç Botërorit. Salla impozante afër 15.000 shikues e bën këtë garë më të bukurën gjatë një viti. Kosova fiton medaljen e argjendtë me super Disin”, ka shkruar Kuka.

Ai ka shtuar se pas pak lufton Akili për medalje të bronztë kundër Kampionit Olimpik Basile.