Ikona e sportit në Kosovë, Driton Toni Kuka, ka falënderuar vitin 2021.
Viti 2021, ndonëse i rënduar nga pandemia, në sferën e sportit në Kosovë ka dalë të jetë nga më të suksesshmit.
Gjithë ky sukses erdhi nga xhudistet që morën pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku Kosova përmes Distria Krasniqit e Nora Gjakovës fitoi dy medalje të arta.
Postimi i Kukes pa nderhyrje:
Faleminderit 2021!Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport!Sporti i xhudos sivjet nxorri :Dy medalje të Arta Olimpike
Kampionin e parë Evropian për meshkuj dhe shteti nr 1 në Evropian për të rritur!Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botes :Xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë!Urime 2022
Kosova mbi të gjitha …