Fjalë Kyçe

Driton Kuka: Nesër ditë e madhe për Sportin në Parlamentin e Kosovës

Driton Kuka: Nesër ditë e madhe për Sportin në Parlamentin e Kosovës

Trajneri i xhudos Driton Kuka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se nesër po presim që Parlamenti i Kosovës të ngris dorën për Ligjin që ju lejon kompanive private përkrahjen e Sportit e Kulturês në vendin tonë, shkruan Gazeta Alo.

Ky është postimi i Driton Kukës në rrjetet sociale.

E meritojmë …
Ditë e madhe për Sportin neser në Parlamentin e Kosoves …
Neser po presim që Parlamenti i Kosovës të ngris dorën për Ligjin që ju lejon kompanive private përkrahjen e Sportit e Kulturês në vendin tonë!
Ju që votuat heren e parë jemi mirënjohes dhe presim qe edhe ju që ishit kundër të lini inatet personale për hir të Sportistëve tanë që janë storie e suksesit dhe imazhit të Kosoves në Botë.
Ora 10.00 neser do jetë e veçantë për ardhmërinë e Sportistëve tanë,reflektoni ju që ishit kundër …