Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ishte i vetmi i pranishëm në sallën e Kuvendit që abstenoi kur u miratua rezoluta që të mos lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar tri arsye pse ka bërë një veprim të tillë.
Selmanaj konsideroj seanca e jashtëzakonshme ishte e panevojshme.
Arsyeja e dytë sipas tij ishte “pazotësia e Albin Kurtit për të marrë vendime në zbatim të detyrimeve kushtetuese”.
Dhe e treta, është fakti se si institucionet tona e kanë menaxhuar këtë situate./indesonline