Fjalë Kyçe

Droga e kapur në Suharekë arrin vlerën mbi 1 milion e gjysmë euro

Droga e kapur në Suharekë arrin vlerën mbi 1 milion e gjysmë euro

Gjashtë persona janë arrestuar dhe 31 kilogramë narkotikë të llojit “marihuanë” janë konfiskuar në aksionin e zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia në fshatin Shirokë të Suharekës.

Reshat Murseli, drejtor i Drejtorisë për antidrogë në Polici, ka thënë se objekti më parë është shfrytëzuar si një mulli, derisa tani ishte shndërruar në laborator kanabisi.

Ai deklaroi se vlera e drogë në treg mund të arrinte në mbi 1 milion e gjysmë.

“Vlera e drogës dhe bimëve të rritura që do të dilnin në treg do të kalonte mbi 1.5 milionë euro, duke pasur parasyshë se bimët që kultivohen në laboratorë kanë vlerë më të lartë”, tha Murseli.