Fjalë Kyçe

Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me aktorin e njohur

Dua Lipa konfirmon lidhjen e re me aktorin e njohur

Këngëtarja Dua Lipa ka konfirmuar lidhjen e saj të re me aktorin e njohur britanik, Callum Turner.

Aludimet se këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në një lidhje me aktorin e njohur kishin kohë që qarkullonin në mediat rozë, por ato u konfirmuan mbrëmjen e të mërkurës kur u publikuan dhe fotot e para të tyre.

Çifti u filmua nga paparazët duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime në New York.

Aktori është i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në filmat Fantastic Beasts: Krimet e Grindelwald dhe Sekretet e Dumbledore.

Kujtojmë se vetëm para pak muajsh këngëtarja me famë botërore u nda nga regjisori francez Romain Gavras, një lidhje e cila zgjati rreth 1 vit.

Përpara se të lidhej me regjisorin, ajo ishte në lidhje me modelin e njohur Anwar Hadid.