Dua Lipës i ndodhi e papritura gjatë realizimit të reklamës për brendin “YSL”.
Dua Lipa së fundi është bërë imazh i brendit “Yves Saint Laurent” në kampanjën me moton “Jam e lirë”, shkruan lajmi.net.
Në këtë kampanjë Dua shfaqet me shqiponjë, ndërsa mesazhi kryesor jepet edhe në gjuhën shqipe.
Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video nga prapaskenat e kësaj reklame, ku shihet se jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Në video shihet momenti kur dallgët e rrëzojnë Duan buzë detit.