Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka uruar fansat e saj në mënyrë të veçantë për Vitin e Ri.
Teksa ora shënonte mesnatën në qytetin e saj të lindjes në Londër, Angli, ylli i One Kiss vendosi t’u ofronte një puthje virtuale 87.6 milionë fansave dhe ndjekësve të saj në Instagram, ndërkohë që ngrinte dolli me një koktej të shijshëm.
Në krye të klipit të shkurtër të postuar në Instagram Stories, Lipa qëndronte duke ngulur sytë drejt kamerës.
Duke treguar anën e saj lozonjare, këngëtarja e “Hotter Than Hell” vendosi të përdorë një aplikacion të njohur telefonik që të jepte përshtypjen se kishte disa brirë në majë të kokës.
Aplikacioni i vizatoi gjithashtu dy forma zemre të kuqe në faqet e saj, pak poshtë secilit prej syve të saj.
Ajo bëri një kombinim perfekt me fustanin e saj duke mbajtur një palë vathë diamanti të përpunuar që vareshin disa centimetra, gjë që mjaftonte për t’i prekur shpatullat.
Pasi u dërgoi puthje fansave dhe ndjekësve të saj, këngëtarja piu një gllënjkë nga kokteji i saj i shijshëm.
Më pas ajo u ndal dhe hodhi një shikim të fundit drejt e në kamerë, me brirët dhe zemrat e saj të kuqe ende në pamje të plotë.