Fjalë Kyçe

Dua po vjen në Kosovë, ky do të jetë vendi që do të përformojë

Dua po vjen në Kosovë, ky do të jetë vendi që do të përformojë

Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillimin e festivalit muzikor “Sunnhy Hill”, i cili do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht.

Një prej festivaleve më të mira në Kosovë është në vlugun më të madh të organizimit dhe gjithçka është në përfundim e sipër.

Por, për dallim prej vitit të kaluar në këtë të sivjetmë, ylli kryesor, Dua Lipa nuk do të performojë në festival, por do të qëndrojë për disa ditë më Prishtinë.

“Dua vitin e kaluar nuk ka mundur të shijojë performancat e miqve. Këtë vit dëshiron të jetë spektatore”, thuhet në burimet e telegrafit.

Ai më tutje tregoi se edhe këtë vit fondacioni do të ndajë para në ndihmë të njerëzve në nevojë në Kosovë. “Dua edhe këtë vit do të dhurojë para për fëmijët dhe kulturën në Kosovë. Shuma pritet të arrij 150 mijë euro që do t’i dhuron fondacioni, i cili është më i madhi në rajon”, pohoi ai.

Ndryshe, në edicionin e vitit të kaluar, zeshkania ishte ylli kryesor në natën e parë të festivalit gjersa në të dy të tjerat, Action Bronson dhe Martin Garrix.