Njëra prej synimeve në listën e talentit të ri brazilian Vinicius është të luajë përkrah Neymarit. Ai s’e ka problem nëse në Brazil apo Real Madrid.
Adoleshenti i Real Madridit është adhurues i madh i ish-yllit të Barcelonës, i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë pasi iu bashkua Paris Saint-Geraminit verën e 2017-es.
“Dua të luaj me Neymarin qoftë në Real Madrid apo në ekipin kombëtar, sepse gjithmonë kam dashur të luajë përkrah tij”, tha Vinicus për Esporte Interativo.
“Jam tifoz i tij që prej kohës kur ai luante titullar në Santos. Natyrisht se nuk do të kishte problem të jem në një ekip me të”, shtoi ai.
I pyetur se cili futbollist e frymëzon më së shumti atë në futbollin evropian dhe se cilin futbollist do ta dëshironte në Real Madrid, përgjigjet e tij ishin të shkurtra dhe definitive.
“Neymari dhe Neymari”, u përgjigj ai.