Fjalë Kyçe

“Duam luftë”, protestuesit serbë provokojnë policinë (VIDEO)

“Duam luftë”, protestuesit serbë provokojnë policinë (VIDEO)

Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës me fjalët “Duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit.

Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policëve, aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që njësitet speciale të Policisë së Kosovës provokohen nga serbët protestues, por zyrtarët policorë kanë ruajtur qetësinë dhe nuk kanë reaguar.