Fjalë Kyçe

Duda Balje tallet me partinë Vakat, thotë se tani duhet të falënderojnë votuesit në komunat serbe

Duda Balje tallet me partinë Vakat, thotë se tani duhet të falënderojnë votuesit në komunat serbe

Ish-deputetja nga radhët komunitetit boshnjak dhe liderja e SDU-së Duda Balje ka ironizuar me ish-partinë e saj.

“Tani ne vetëm po presim që Koalicioni Vakat t’ju falenderoj ….Faleminderit Leposavic, Novo Brdo, Ranilug”, ka shkruar Balje në Facebook.

Balje, e cila pritet ta humbë mandatin e saj si deputete, në bazë të votave të numëruara deri më tani, i është referuar 218 votave në Leposaviq, 256 votave në Novobërdë e 209 votave të fituara në Komunën e Ranillugut. Në bazë të statistikave të profilit të Komunave OSBE-së për vitin 2018 në Leposaviq evidentohen 350 boshnjakë, në Novo Bërdë pesë, Ranillg banon vetëm një banor boshnjak. Koalicioni Vakat, ashtu si iniciativa qytetare boshnjake UZ-AH që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq dhe ajo rome “Romani Iniciyativa” e Gazmen Salijeviqit kanë marrë edhe vota në vende ku banojnë pak apo aspak pjesëtarë të komunitetit të tyre.

Kryetari i Vakat, Rasim Demiri, për KOHËN të premten ka deklaruar se nuk e di se prej ku vinë këto vota. UZ-AH, Romani Iniciyativa dhe Vakat deri më tani janë akuzuar për bashkëpunim me Listën Serbe, gjë që të trija këto parti e kanë mohuar, ndonëse e kanë konfirmuar se pa bërë fushatë kanë fituar vota në komuna me shumicë serbe.