Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë në bisedime për një ndeshje të boksit mes tyre në vitin 2021.
Pas mbrojtës së titujve në përballje me Kubrat Pulev më 13 dhjetor, Fury kërkoi menjëherë një duel me Joshuan.
Edhe ai u deklarua se dëshiron të përballet me Furyn mirëpo për këtë do të vendosin tifozët e tij.
“Unë do t’i lë tifozët të vendosin se me kë të ndeshëm, jam i gatshëm për të gjithë. Unë po mendoj të zhvilloj karrierën time edhe për 7 vite të tjera, mirëpo qëllimi im është që të fitoj rolexin e Furyt” deklaroi ai.
Gypsy King ka një rolex të cilin ia kishte premtuar Joshuas në qoftë se do ta mboshte apo nokautonte atë.
Përballja mes Joshuas dhe Fury po mendohet të zhvillohet në majin e këtij viti, në stadiumin Wembley me praninë e tifozëve.