Fjalë Kyçe

Duka tregon kur mund të rifillojë kampionat shqiptar i futbollit

Duka tregon kur mund të rifillojë kampionat shqiptar i futbollit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, pret që kampionat shqiptar i futbollit të rifillojë në fund të muajit maj.

Duka në një intervistë të dhënë për ‘Radio Kiss Kiss’, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka deklaruar se skuadrat e vendeve ku është vendosur për mbylljen përfundimtare të sezonit duhet t’i luajnë ndeshjet në garat evropiane.

“Edhe pse disa kampionate kanë vendosur të mos zbresin më në fushë për këtë sezon, besoj se ekipet e tyre që janë në ligat e Evropës do të luajnë gjithsesi”, ka deklaruar Duka, përcjell lajmi.net.

Duke folur për situatën në Shqipëri, Duka ka thënë se pret që kampionati të rifillojë në fund të muajit maj.

“Në Shqipëri ne jemi në kontakte të ngushta me qeverinë dhe Komitetin Shkencor. Kemi për qëllim ta rinisim sezonin në fund të majit”.