Fjalë Kyçe

Dukagjini e fortë për Dritën

Dukagjini e fortë për  Dritën

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini i Klinës po vazhdon përgatitjet parasezonale.

Klinasit të udhëhequr nga trajneri Xhengiz Rexhepi kanë mposhtur thellë Dritën e Bogovinës me rezultat 4-0.

Marmullaku me dy gola të shënuar, si dhe Elezaj e Arifaj me nga një gol tjetër ishin realizues në këtë takim.

Dukagjini ka bërë disa përforcime të rëndësishme derisa synon të bëjë befasi në elitën e futbollit kosovar.