Dukagjini i Klinës e ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0 ekipin e Onix, raporton Gazeta SHESHI.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Demush Mavraj” të Istogut, ekipi i Djengis Rexhepit ishte në një nivel më të lartë se kundërshtari, derisa shkëlqyen përforcimet e reja.
Abedin Merlaku dhe Denis Haliti ishin autorë të golave për ekipin e Dukagjinit.
Ekipi i Djengis Rexhepit sapo e ka mbyllur fazën përgatitore në Banjë të Pejës, teksa synojnë të zhvillojnë një fazë përgatitore tjetër jashtë vendit.