Dukagjini ka marrë një fitore të madhe ndaj kampionit të Kosovës, Prishtina, derisa Malisheva pa problem ka mposhtur Feronikelin, ndeshje të zhvilluara në në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës, ishte interesante, ku dy skuadrat kishin raste të shumta, por rezultati përfundimtar doli të jetë 2:1, shkruan lajmi.net.
Mentor Zhdrella hapi serinë e golave duke shënuar pas një gabimi amatorest të portierit Ardit Nika (9′).
Prishtina pastaj u rikthye në lojë përmes Mendurim Hotit që shënoi nga afërsia (17′).
Mirëpo, para përfundimit të pjesës së parë, Dukagjini gjeti sërish golin, ku Dallku u tregua i saktë nga pika e bardhë (44′).
Në pjesën e dytë, dy skuadrat zhvilluan lojë me aksione të shumta, por që u mungoi finalizimi i aksioneve.
Kësisoj, me këtë humbje, Prishtina bie në pozitën e gjashtë me 26 pikë, derisa Dukagjini ngritët në të tetën me 24 sosh.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Malisheva ka ‘shpartalluar’ Feronikelin duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1.
Mysafirët kaluan fillimisht në epërsi pas një goli të Xhylanit, derisa ishte Mërgim Pefqeli që barazoi rezultatin në fundin e kësaj pjesë (43′).
Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e Arsim Thaqit hyri me tjetër fytyrë në fushë, ku realizuan edhe pesë gola.
Ishte Marc-Olivier që vendosi Malishevën në epërsi në minutën e 55-të, derisa Agon Xhaka shënoi të tretin në takim (69′).
Vetëm dy minuta më vonë, Ronald Sobowale u përkujdes për golin e katërt (71′), derisa i njëjti shënoi sërish për rezultatin prej 5:1.
Fitoren e Malishevës e vulosi Ilir Mustafa me një eurogol nga distanca (87′).
Me këtë fitore, Malisheva renditët në pozitën e gjashtë me 26 pikë, derisa Feronikeli qëndron në fund me 11 sosh.