Fjalë Kyçe

Dukagjini -Vushtrria 0:3, kjo është rënditja tabelare pas këtij rezultati

Dukagjini -Vushtrria 0:3, kjo është rënditja tabelare pas këtij rezultati

Vëllaznimi i Gjakovës është më afër Superligës, pasi që Dukagjinit u janë hequr tre pikët e fituara në duel me Vushtrrinë.

Gjakovarët kishin bërë ankesë te komisari i garave në lidhje me inkuadrimin e futbollistit Granit Elezaj te Dukagjini pa të drejt loje ndaj Vushtrrisë dhe njëherit rezultati i ndeshjes 4-3 në favor të ekipit nga Klina u shkrie në rezultat zyrtar 0-3 për mysafirët.

Tani Dukagjini mbetet me 56 pikë në vendin e dytë, një më shumë se Besa që ndodhet në pozitën e tretë dhe dy më shumë se Vëllaznimi që ndodhet në pozitën e katërt.

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në mbylljen e siparit të këtij edicioni në Ligën e Parë, kampionati do ketë finish dramatik.

Kjo është renditja e re tabelare: