Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi i ka dalë publikisht në mbështetje Vlora Çitakut, pas dorëheqjes nga posti i ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dumoshi përmes një postimi në profilin e Çitakut në rrjetin social Facebook, i ka thënë se atë e duan të gjithë.
“Vlorat mbesin Vlora, simbol flamuri. Të duam të gjithë!”, ka shkruar ministrja Dumoshi në Facebook.