Fjalë Kyçe

Duriqi tregon gjendjen e tij shëndetësore: Thotë se sulmuesve ju kundërvu me thikë

Duriqi tregon gjendjen e tij shëndetësore: Thotë se sulmuesve ju kundërvu me thikë

Gazetari Visar Duriqi ka dhënë detaje rreth sulmit fizik që iu bë mbrëmë nga persona të panjohur.

Duriqi në rrëfimin e tij tregon se gjendja e tij është stabile, ani pse me dëmtime e dhimbje.

‘’Kam fillu me marr veten. Nuk është që jam mirë, kam dhimbe të vazhdueshme, por janë të menaxhueshme. Deri në mëngjes, kemi qenë në emergjencë. Tash kam dhëmbët e thyer dhe hundën, dëmtime në pjesën e shpinës e barkut. Jam mundu me mbajt veten dhe mos me u dorëzu në atë situatë’’, ka thënë ai në një emision.

Tutje ai thekson se kishte pritur sulme të tilla.

‘’Kurrë nuk e kam heq prej mendjes që do të sulmohem fizikisht duke e pa gjuhën e urrjejtes, e kam prit. Pres që edhe gazetarët e tjerë të jenë të sulmuar fizikisht sepse grupet ekstremiste, i kanë bë gazetarët target për krejt problemet që ju ndodhin atyre. Jemi target i lehtë. Jam mundu vazhdimisht të përdor metoda normale të mbrojtjes’’, shton ai.

Duriqi rrëfen për betejën pak-minutëshe me sulmuesit.

‘’Personat që e kanë kry sulmin nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Me personin e parë jam përplas direkt, jam kthy. E mbaj një thikë për ushqim e kështu. Kur e kam përdor thikën, mu kanë kthy edhe dy persona të tjerë. Ka qenë njëfar hallakame derisa kanë arrit mem rrëzu përtoke. Me shqelm kanë arrit me m’i thy dhëmbët e hunën. Pasi kanë ikë, i kam ndjek edhe 20 metra derisa kanë ikë në errësirë’’, shton ai në një emision.

Sipas Duriqit, sulmuesit janë lënduar prej anës së tij dhe nëse kanë marrë trajtim në qendra shëndetësore, mund të gjenden më lehtë.

‘’Duket se ata kanë vendos me u trajtu në forma të ndryshme’’, shton ai.

‘’Nuk dyshoj në dikë specifikisht. Indoksin e mbaj që 3 vjet. Aty kemi prek lloj lloj teme. Gjatë këtyre viteve, kemi kriju gogja armiq që tash është problem me ditë prej kujt ka ardh. Kohëve të fundit kam pasë vec ofendime, jo nga grup i njerëzve’’.