Fjalë Kyçe

Durrësi goditet nga një tërmet 4 ballësh

Durrësi goditet nga një tërmet 4 ballësh

Një lëkundje tërmeti është raportuar në Durrës, njofton Top Channel. Sipas aplikacionin EMSC, tërmeti kishte magnidtudë 4,0 të shkallës Rihter. Lëkundjet kishin epiqendrën 9 kilometra në jugperëndim të Laçit dhe 32 kilometra në verilindje të Durrësit.

Tërmeti kishte thellësinë 2 km. Akoma nuk është raportuar për dëme.

Vitin e kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm pikërisht në zonën e Durrësit, duke lënë 51 të vdekur.