Fjalë Kyçe

Duterte kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për të luftuar shitjen e drogave dhe korrupsionin

Duterte kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për të luftuar shitjen e drogave dhe korrupsionin

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, u ka kërkuar ligjvënësve që të kthejnë dënimin me vdekje, në mënyrë që të luftohet shitja e drogave dhe korrupsioni, megjithëse policia është duke vrarë shumë njerëz gjatë luftimit të këtyre krimeve.

Gjatë një fjalimi para qindra deputetëve në Manila, shumë politikanëve dhe aktivistëve, presidenti kërkoi ashpërsimin e ligjeve, vetëm që të ndalojë krimin në shtetin që po e drejton, transmeton Telegrafi.

“I kërkojë kongresit me shumë respekt, që të konsiderojë rikthimin dënimit me vdekje, për të ndaluar njëherë e përgjithmonë krimet e tmerrshme që kanë të bëjnë me drogë dhe plaçkitje” ka thënë Duterte në adresimin e tij.

Vendimet e ashpra që ka marrë presidenti Duterte gjatë këtyre viteve në pushtet, ka bërë që shumë njerëz të vriten apo edhe të mbahen në kushte mizore nëpër burgje.

Në anën tjetër, është kritikuar ashpër nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, për shkak të ligjeve të disa ligjeve.