Të dielën është raportuar për dy aksidente në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidentet kanë ndodhur paraditen e të dielës. Në një vetaksident është lënduar një person, ndërsa në aksidentin e dytë janë përfshirë tri vetura, ndërsa janë lënduar dy persona.
“Sot paradite kanë ndodhur dy aksidente. Në një vetaksident është lënduar një person, ndërsa në aksidentin e dytë janë përfshirë tri vetura e janë lënduar dy persona”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.