Fjalë Kyçe

Dy burra rrezikojnë të mbyten në det, dërgohen me urgjencë në spital

Dy burra rrezikojnë të mbyten në det, dërgohen me urgjencë në spital

Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin në Fier.

Bëhet fjalë për A.A dhe F.R, të cilët menjëherë u dërguan me urgjencë në spital.

Ballkan Web mëson se dy personat u dërguan në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Atyre u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.