Dy femra gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.
Në njërin rast, që ka ndodhur në orën 19:10 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq në një rast tjetër të ndodhur në orën 19:19, është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.