Dy futbollistët e Paris Saint-Germainit, Marco Verratti dhe Abdou Diallo, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar në faqen zyrtare klubi kampion i Francës që ka thënë se lojtarët kanë filluar periudhën e izolimit.
“Marco Verratti dhe Abdou Diallo kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19. Ata do të fillojnë periudhën e izolimit sipas protokollit të caktuar mjekësor”, thuhet në komunikatë të klubit.
Rregulloret në Francë thonë se një test pozitiv për COVID-19 inicion një periudhë izolimi prej shtatë ditëve.