Fjalë Kyçe

Dy gjigantët evropian në garë për Asension

Dy gjigantët evropian në garë për Asension

Mesfushori duket se do të largohet nga Real Madridi.

Marco Asensio thuhet se ka kërkuar largimin nga Real Madridi pasi nuk po ka aspak hapësira të shfaq potencialin e tij, transmeton lajmi.net.

Që nga ardhja e Carlo Ancelotti në krye të ekipit, Asensio ka pasur shumë pak minutazh dhe është inkuadruar vetëm si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjeve.

Sipas ‘Fichajes’, dy gjigantët evropian, Liverpool dhe Juventusi e kanë bërë objektiv transferimin e spanjollit.

25-vjeçari, në karrierë ka zhvilluar 198 ndeshje me ‘Mbretërit’ në të gjitha garat, duke realizuar 37 gola e 22 asistime.

Nëse Ancelotti vazhdon të mos i jap minutazh atëherë Asensio pritet të largohet në drejtim të Liverpoolit ose Juventusit.