Fjalë Kyçe

Dy humbje dhe tetë gola të pësuar në dy ndeshje – Pirlo fillon të përballet me akuza

Dy humbje dhe tetë gola të pësuar në dy ndeshje – Pirlo fillon të përballet me akuza

Pas aventurës së parë në rolin e trajnerit tek Juventus, Andrea Pirlo vendosi të provonte një tjetër eksperiencë, këtë herë në Turqi.

Klubi i Karamguruk e prezantoi me shumë bujë marrëveshjen me italianin, mirëpo pas dy javëve të para të kampionatit turk, për Pirlon kanë nisur të “bien kambanat e alarmit”.

Kjo sepse skuadra ka pësuar dy humbje dhe për më tepër në të dyja ndeshjet ka pësuar nga katër gola.

Statistika vërtet për të ardhur keq, ndërsa pas bujës me të cilën e pritën tashmë në Turqi kanë nisur ta vendosin nën shënjestër Pirlon me mediat të cilat e kanë vendosur postin e tij në dyshim për të ardhmen.

Ndeshja e radhës, ajo ndaj Ankaragucu mund të rezultojë vendimtare për fatet e Pirlos i cili së bashku me skuadrën do të kërkojnë me çdo kusht të sigurojnë pikët e para-sezonale.