Fjalë Kyçe

Dy ish-lojtarët ‘Dardanë’ ftohen sërish nga Shqipëria

Dy ish-lojtarët ‘Dardanë’ ftohen sërish nga Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat e reja U21, ka zbuluar listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy ish-lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, shkruan Lajmi.net

‘Kuqezinjtë’ e Alban Bushit luajnë dy miqësore në Antalya të Turqisë, më 23 mars ndaj Azerbajxhanit dhe më 27 mars ndaj Polonisë.

“Janë kundërshtarë ‘të mirë’, mund të them se janë ekipe më të mëdha se lojtarët tanë aktualisht, por si individë dhe si cilësi lojtarësh janë aty-aty me lojtarët tanë. Pavarësisht se luajnë me ekipe më prestigjioze dhe më të forta se ekipet ku luajnë lojtarët tanë. E shoh si një grup të ekuilibruar dhe të kalueshëm nga ekipi ynë. U bëra shumë vite në krye të ekipit U-21, jemi përballur me ekipe më të forta, si Anglia, Spanja, Italia etj. Futbolli është aty-aty, me diferenca shumë të vogla. Mund të mposhtësh çdo ekip përveç këtyre që përmenda”, ishin fjalët e Bushit pasi zbuloi lsitën e futbollistëve.