Fjalë Kyçe

Dy kosovarë e largojnë flamurin serb në Leposaviq

Dy kosovarë e largojnë flamurin serb në Leposaviq

Flamuri kombëtar u largua para pak ditësh nga Kulla e Vrojtimit në Koshare, nga një prift serb. Dy kosovarë i janë kundërpërgjigjur atij, duke e larguar flamurin serb në Leposaviq, raporton Express

Nuhi Bashota dhe Florim Morina kanë shkuar të shtunën në Leposaviq, për ta larguar flamurin serb.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata, përmes një postimi në Facebook. “S’më la ndërgjegjja pa iu përgjigjur priftit serb, shkova ne Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikëve serb, për Flamurin Kuq e Zi me Shqiponjën dy krenare e kallim edhe Beogradin”, kanë shkruar ata.

Flamuri kombëtar u hoq më 10 tetor nga Kulla e Vrojtimit në Koshare, aty ku po qëndronte qysh nga përfundimi i luftës.

Prifti serb i cili e kishte larguar flamurin kishte shëtitur nëpër Junik i veshur me rroba të cilat përmbanin simbole amerikane, dhe ishte prezantuar si gazetar.

Heqja e flamurit kombëtar shkaktoi shumë reagime në vend. Megjithatë, një ish-ushtar i UÇK’së e ka vendosur përsëri flamurin kombëtar në Koshare.