Fjalë Kyçe

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa rrymë, Ahmeti tregon se kur pritet të sanohen prishjet

Dy lagje të Prishtinës mbesin pa rrymë, Ahmeti tregon se kur pritet të sanohen prishjet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dy lagje të kryeqytetit do të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se në bazë të informative nga KEDS, Mati 1 është në çkyqje deri në 21:00.

Ndërkaq në Breg të Diellit ai ka thënë sëe ka prishje dhe sipas KEDS-it aty energjia do të vijë rreth orës 18:00.

Postimi i plotë:

Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00.