Fjalë Kyçe

Dy maqedonas tentojnë të hyjnë në Kosovë me certifikata fals të vaksinimit COVID-19

Dy maqedonas tentojnë të hyjnë në Kosovë me certifikata fals të vaksinimit COVID-19

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, Policia e Kosovës, në dy raste të ndara gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin ka hasur dy persona shtetas të Maqedonisë së Veriut që dyshohen për çertifkata të falsifikuara të vaksinimit COVID-19.

Lidhur me rastet është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij rastet iniciohen si ‘falsifikim i dokumentit’ për të vazhduar trajtimin e rasteve në procedurë të rregullt.