Fjalë Kyçe

Dy muaj pas djalit, ndërron jetë edhe babai i heroit Afrim Zhitia

Dy muaj pas djalit, ndërron jetë edhe babai i heroit Afrim Zhitia

Para dy muajve, pas një sulmi kardiak, vdiq Sylë Zhitia, vëllai i heroit, Afrim Zhitia.

E, përmes një postimi të bërë në FB, lideri i AAK-së, ka dhënë lajmin se sot ka vdekur edhe babai i Sylës e Afrimit, Osman Zhitia.

Ky është postimi i Haradinajt:

Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit.
Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta.
Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

RH