Dy nga pesë punonjësit shëndetësorë në Gjakovë, janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë tre të tjerë po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë, raporton KP-ja.
Dy të shëruarit shpejt pritet t’i kthehen punës në Spitalin e Gjakovës.
“Në Spitalin tonë gjendja aktualisht është e qetë, puna vazhdon në suaza normale. Ne kemi pasur fat që pesë persona nga personeli shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë, dy janë shëruar e janë kthyer në familjet e tyre, shumë shpejtë pritet t’i bashkohen stafit shëndetësor. Tre vazhdojnë të trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë. Gjithçka është në suaza të normales, puna vazhdon normalisht”, ka thënë drejtori i spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, Hilmi Shala.