Fjalë Kyçe

Dy pacientë me kancer mundin koronavirusin

Dy pacientë me kancer mundin koronavirusin

Dy pacientë të sëmurë nga kanceri janë të vetmit pacientë të Klinikës së Onkologjisë, të cilët gjatë kohës së pandemisë janë infektuar nga koronavirus.

E ndonëse sëmundja e kancerit ishte e avancuar, sidomos tek njëri prej tyre i prekur nga kanceri në mushkëri, onkologët në QKUK tregojnë se këta pacientë lehtësisht e kanë kaluar virusin, raporton KOHA.

Rrethanat e krijuara nga pandemia kanë bërë që Klinika e Onkologjisë të funksionojë më ndryshe gjatë kësaj kohe.

Stafi në këtë klinikë tashmë është ndarë në tri grupe, derisa kimioterapia aplikohet në salla të ndara dhe me distancë në mes të pacientëve.

Por, ndalimi i lëvizjes dhe karantinimi i disa qyteteve ka vështirësuar marrjen e terapisë për disa pacientë të prekur me kancer.

Ndonëse në fillim të shfaqjes së rasteve të para Klinika e Onkologjisë kishte ndërprerë dhënien e kimioterapisë dhe kishte punuar me staf të reduktuar, aktualisht kjo është njëra ndër klinikat e pakta që po punon me kapacitet të plotë.