Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur dy këmbësorë.
Raportohet se dy këmbësorët kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet forcat e policisë.
Më shumë informacione pritet të mësohen në vijim.