Fjalë Kyçe

Dy persona arrestohen për shitje të testeve në Fakultetin e Juridikut në UP

Dy persona arrestohen për shitje të testeve në Fakultetin e Juridikut në UP

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë shitur teste që shfrytëzohen për provime në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, shkruan Insajderi.com

Policia përmes komunikatës ka njoftuar se sot në rën 16:35 ka zënë në flagrancë një të dyshuar i cili posa ka pranuar 100 euro në këmbim të testit. Gjithashtu, është arrestuar edhe personi i dytë nën dyshimin se të dy të lartcekurit, vepronin së bashku.

Të arrestuarit janë G.S.S viti i lindjes 1996 dhe E.B. viti i lindjes 1992.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.