Fjalë Kyçe

Dy persona ikën nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë dhe vodhën një furgon në Klinë

Dy persona ikën nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë dhe vodhën një furgon në Klinë

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje jo të zakontë.

Sipas policisë së Kosovës, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Policia thotë se ata njësiti policor i stacionit policor Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet Kombi figuron me targa vendore të cilin automjet të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë.

“Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga reparti i psikiatrisë në Prishtinë, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.